“Blic” i Beogradit ua “zbulon krimet” udhëheqësve të UÇK-së

“Blic” i Beogradit ua “zbulon krimet” udhëheqësve të UÇK-së

17 prill 2017 13:30

Gazeta “Blic” e Beogradit ka paralajmëruar një seria mbi “të dhënat” për mafinë shqiptare në Kosovë, siç i quan kjo ata që udhëhoqën UÇK-në.

Ajo tani presidentin e vendit, Hashim Thaçi, vëllezërit Ramush e Daut Haradinaj dhe Rrustem Mustafën – Remi i cilëson si krerët e kësaj mafie. Për Thaçin thotë se drejton njërën nga organizatat më të mëdha kriminale, transmeton Koha.net.

“Shumë polici të botës Thaçin (48) e cilësojnë si udhëheqës të Grupit të Drenicës, ndërsa në Raportin e Këshillit të Europës dyshohet për krime lufte dhe trafikim të organeve njerëzore”.

Vëllezërve Ramush e Daut Haradinaj, udhëheqës të Grupit të Metohisë, siç e quajnë serbët Rrafshin e Dukagjinit, ai (pra Thaçi) është përfaqësuesi më i shquar i krimit të organizuar në Krahuinën Jugore të Serbisë”, shkruan Blici dhe shton se “grupin e tretë e përbëjnë pjesëtarët ithtarë të rrustem Mustafës, i quajtu Remi, i cili vepron në territorin e Llapit”.

“Duke u mbështetur në raportet e BIA (Agjencia Informative e Sigurisë) të Serbisë”, gazeta “Blic” pohon se “Grupi i Drenicës i Thaçit mban nën kontroll në mes të 10 e 15 për qind të të gjitha punëve kriminale në Kosovë e Metohi që lidhen me kontrabandimin e armëve, veturave të vjedhura, të karburanteve, e pjesërisht edhe të cigareve, si dhe të prostitucionit”

“Po kështu”, shton kjo gazetë, “thuhet edhe në raportin e shërbimit informativ gjerman BND, përmbajtjen e të cilës e ka publikuar WikiLeaks”.

“Shumë shërbime kanë regjistruar bashkëpunimin e Grupit të Drenicës me grupet më të fuqishme në Shqipëri, Çeki, Bullgari dhe Maqedoni”, thekson gazeta, transmeton Koha.net.

në raportin e raportuesit special Dick Marty, të miratuar nga Këshilli i Europës, shkruan se Thaçi është shef i grupit që është përgjegjës për kontrabandim të armëve, drogës dhe të organeve njerëzore në Europën Lindore”, vazhdon kjo gazetë.

“Blic” shton se në dokument, i cili mbështetet në të dhëna operative të shumë shërbimeve informative dhe të shërbimeve policore të Europës Perëndimore si dhe të FBI, theksohet se Thaçi drejton Grupin e Drenicës, e cila është e ndërlidhur me mafinë shqiptare.

“Lidhjet aty shkojnë përmes Ekrem Llukës, i cili bashkëpunon me klanin Haradinaj. Motra e Thaçit është e martuar për Sejdi Bajrushin, i quajtur Milano, i cili është një nga udhëheqësit kriminalë të mafias komplete shqiptare ndërsa qendrën e ka në Kumanovë”, shkruan gazeta, përcjell Koha.net.

Presidenti i Kosovës, sipas raportit të BIA-s, kontrollon pjesën më të madhe të krimit të organizuar në rajonin Istog - Klinë – Skenderaj, shton “Blic”.

gazetë që të tingëllojë sa më e besueshme para lexuesve që u drejtohet vazhdimisht thirret në të dhënat e Agjencisë Informative të Sigurisë të Serbisë dhe në BND-në gjermane dhe nën këtë petk ajo përmend “bashkëpunëtorët e Thaçit në punët kriminale, duke shtuar se gjermanët kanë të dhëna se Thaçi ka angazhuar vrasësin profesional Afrim, të njohur si Bekimi”.

“Blic” shkruan se sipas gjetjeve të BND-së gjermane Grupi i Drenicës i Thaçit ka vendosur kontakte me terroristë dhe mafiozët në Çeçeni.

“Po ashtu, dihet, se Thaçi ka marrë pjesë në mbledhjen e Osama Bin Lladenin në Shqipëri. Udhëheqësi i atëhershëm i Al Kaidës ka qëndruar në Shqipëri si mysafirë i presidentit të atëhershëm Sali Berisha, ndërsa përveç atyre dhe Thaçit, në mbledhje kanë marrë pjesë edhe Bashkim Gazideda, ish-shef i policisë sekrete të Shqipërisë, dhe Ramush Haradinaj. Pas kësaj mbledhjeje janë formuar shumë bërthama të Al Kaidës në Shqipëri dhe në Krahinën Jugore të Serbisë”, siç e quajnë Republikën e Kosovës kjo gazetë dhe zyrtarët serbë, pohon “Blici” i Beogradit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme