Arbëri

Basha: Rama i frikësuar nga zgjedhjet e lira e të ndershme

Kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha gjatë fjalës së tij tek çadra e lirisë, ku ishin të pranishëm dhe sipërmarrës, tha se Rama nuk po bënë politikë, por komplot ekonomik.

“Shet telenovela për të hequr vëmendjen e qytetarëve dhe nga krahu tjetër duart i ka në xhepat e shqiptarëve”, tha Basha.

Ai shtoi se me tenderët e naftës janë vjedhur shuma të frikshme parash.

“Në vitin 2013 sipas shifrave zyrtare janë lëvruar 1.16 miliard para, në tenderimin për naftën. Në vitin 2014, kur morën qeverinë në dorë kjo shifër u rrit shumë, teksa në 2015 ju rikthye 1 miliard dollarëshit, teksa në vitin 2016, kur u mobilizuan në qeveri morën 4.7 miliard lekë”, tha Basha.

Sipas tij këto para i shkojnë vetëm një grupi të vogël. “Këto para nuk i shkojnë Partisë Socialiste, nuk i shkojnë atyre që kanë ngritur atë parti, por vetëm 10-15 personave shumë pranë Ramës, që janë Oligarkët e Ramës, ose ndryshe kriminelët dhe banditët që kanë marrë peng Ramën dhe Vettingun”, shtoi Basha.

Kreu i PD, gjithashtu tha se droga është një tjetër sukses i qeverisë. “Po droga larguan jo vetëm 300 mijë qytetarë shqiptarë, por dhe vranë Bletët. Ky është komploti më i madh që një grusht oligarkësh e kriminelësh që na kanë kthyer skllevër të kësaj republike të vjetër. Prandaj janë 10-tra e qindra mijëra euro që i marrin këto”, tha Basha.

Ai iu përgjigj dhe Metës, teksa shtoi se Rama është i frikësuar nga zgjedhjet e lira e të ndershme. “Një Parti e koalicionit tha se do dorëzonte mandatet qeverisëse për të zgjidhur krizën. Sot ndodhemi në një pikë ku Meta i ka ofruar koalicion Ramës për zgjedhjet e ardhshme. Pse pra Rama nuk tërhiqet nga qeveria. Por Rama ka frikë, se dhe po të ketë Metën në krah, ka frikë se nuk kontrollon dot zgjedhjet”, tha Basha.