Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Serbisë se ushtria e Kosovës është kërcënim për rajonin, duke pohuar se “kërcënim është ushtria e Serbisë, që operon me armë ruse, e nën doktrina anti-perëndimore”.
President i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se shndërrimi i FSK-së në ushtri, përbën kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Serbia mbetet kërcënim për rajonin duke ndërhyrë si zgjatje e Rusisë në secilin prej shteteve të Ballkanit. FSK-ja, forca multietnike e trajnuar nga NATO-ja, nuk është kërcënim. Kërcënim është ushtria e Serbisë që operon me armë ruse e nën doktrina anti-perëndimore”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
-
29 tetor 2018 22:51
-
Shpërndaje në: