Arbëri

Qeveria e Serbisë nesër mban mbledhje të përbashkët me serbët e Kosovës

Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar për nesër mbledhje të përbashkët me serbët e Kosovës. Në të pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, më herët kishte deklaruar se që në këtë mbledhje të qeverisë me serbët e Kosovës do të miratohet pakoja më gjithëpërfshirëse e dhjetë vjetëve të fundit e ndihmave dh e mbështetjes për popullin serb në Kosovë.

Sipas tij, bëhet fjalë “për Qendrën Klinike, rrugë, spitale, shkolla”. Ai po ashtu ka treguar se ideja për këtë mbledhje ka ardhur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq i ka thënë Tanjugut se mbledhja e nesërme paraqet finalizimin e gjithë asaj që ishte vendosur në mbledhjen e presidentit Vuçiq me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, transmeton Koha.net.