Arbëri

Vuçiq për Kosovën, Kukan për sundimin e ligjit

Beograd, 29 tetor – Kryesuesi i Delegacionit të Parlamentit Europian në Këshillin parlamentar për stabilizim dhe asociim BE – Serbi, Edvar Kukan, gjatë takimit të sotshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq tha se në Serbi9 është e domosdoshme të përmirësohet situata në fushën e sundimit të ligjit dhe në lirinë e shtypit, transmeton Koha.net raportimin e mediave të Beogradit.

Ndërsa Vuçiq citohet të ketë deklaruar se anëtarësimi në BE shtrohet si prioritet për Serbinë. Sipas raportimeve, duke e informuar për shkaqet e ndërprerjes së dialogut me Prishtinën, ai ka thënë se kjo e fundit nuk ka përmbushur detyrimin nga Marrëvesghja e Brukselit, në radhë të parë formimin e Bashkësisë (Asociacionit) të Komunave Serbe. Po ashtu ka shfaqur shqetësimin në lidhje me synimet e Kosovës për formimin e Ushtrisë. Vuçiq ka thënë se \’kjo do të destabilizojë rajonin”.

“Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut, madje edhe në rrethanat e tensioneve të pavolitshme politike e të sigurisë, në radhë të parë për serbët në Kosovë”, siç citohet të jetë shprehur Vuçiq, transmeton Koha.net.