Arbëri

SUSHK letër UP-së – I kërkon t’i vazhdohet mandati Esat Kelmendit

Foto: Koha

Sindikata e Universiteteve dhe e Shkencës së Kosovës (SUSHK) i ka drejtuar një letër këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës ku po kërkon që sekretarit të përgjithshëm të UP-së, Esat Kelmendi t’i vazhdohet mandati në bazë të performancës së treguar.

Këtë letër të cilën e posedon gazeta Koha Ditore, SUSHK-u ja ka drejtuar UP-së një ditë më parë. Për vazhdimin ose jo të mandatit të sekretarit, Këshilli Drejtuesi Universitetit pritet të vendosë sot në mbledhjen që pritet ta mbajë në ora 14:00.

Image

Në fillim të këtij muaji, rektori i UP-së, Marjan Dema i ka bërë kërkesë Këshillit Drejtues të UP-së për vazhdimin e mandatit të sekretarit i mirëpo kjo po kundërshtohet nga disa anëtarë të këshillit të emëruar nga ministri, Shyqiri Bytyqi.

Burime të gazetës brenda Rektoratit kanë thënë se disa anëtarë të këshillit përfshirë edhe vet kryetaren po kërkojnë që për pozitën e sekretarit të shpallet konkurs dhe jo të ketë vazhdim të mandatit.

Për vazhdimin e mandatit të sekretarit kanë dhënë qëndrim edhe Ministria e Administratës Publike (MAP) dhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë (KPMSHCK) duke e vlerësuar të ligjshëm një veprim të tillë, transmeton Koha.net.

Në opinionin ligjor të MAP thuhet se pozita e sekretarit të përgjithshëm të UP-së është pozitë e lartë e nivelit drejtues. Sipas këtij, opinioni, bazuar në ligjin për shërbyes civil, pas përfundimit të mandatit nëse performanca e tij ka qenë e kënaqshme titulli i institucionit mund të ja vazhdojë kontratën edhe për 5 vjet.

E sipas vlerësimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës (KPMSHCK) nuk ekziston asnjë pengesë ligjore që nëse sekretari i përgjithshëm i UP-së ka treguar performancë pozitive dhe ka vlerësime pozitive nga eprori i tij ti vazhdohet mandati siç e parashohin dispozitat ligjore në fuqi, respektivisht rregullorja Nr, 06/2012 për pozitat e larta drejtuese në shërbimin civil.