Arbëri

Këshilli i Investitorëve Evropianë dënon sulmin e Thaçit ndaj Sokolicit

Këshilli i Investitorëve Evropianë ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj drejtorit të kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic.

Vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi, dje është përfshirë në një përleshje fizike.

Thaçi dyshohet se bashkë me shoferin e tij, kanë sulmuar fizikisht shefin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin, dhe Gianni Sokolic, drejtor i kompanisë “Illyria”.

LEXO EDHE: Përmbledhje e KTV-së për rastin e rrahjes ku u përfshi vëllai i presidentit Thaçi

KIE,përmes një reagimi, thotë se dënon fuqishëm këtë sulm dhe thotë se ngjarjet e tilla janë të papranueshme dhe tejet destruktive për një ambient të mirëfilltë të biznesit në Kosovë, transmeton Koha.net.

Në fund thekson se, si përfaqësuese e bizneseve të huaja, është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjithë komponentët e shëndetshëm të shoqërisë civile dhe me institucionet e shtetit, për të shmangur që ngjarje të tilla fatkeqe mos të ndodhin përsëri në të ardhmen.