Arbëri

Hetohen katër policë me dyshimin se zbuluan për media detajet e rastit penal të djalit të Shpend Maxhunit

Descriptive Text

Katër zyrtarë policorë po hetohen nga Inspektorati Policor i Kosovës për shkak të dyshimeve se u kanë dhënë gazetarëve informata në lidhje me përfshirjen e djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, në një rast penal.

“Gjurmët” se cilët policë e kanë shikuar në sistemin e të dhënave rastin “Maxhuni” janë provat që Inspektorati Policor i Kosovës synon t’i mbledhë për t’i dorëzuar në Prokurori kundër zyrtarëve të cilët mund të jenë “burimet e informacioneve” të publikuara fillimisht në “Kohën Ditore” e pastaj edhe në media të tjera.

Pa kaluar as 48 orë prej kur gazeta e ka botuar çështjen e përfshirjes së Shpëtim Maxhunit në një rast penal, shkrim që është publikuar edhe nga mediat e tjera, Inspektorati Policor i Kosovës është aktivizuar për të zbuluar se si ka rrjedhur informata.

Siç ka marrë vesh gazeta nga burime të saj brenda institucioneve të hetuesisë, hetimi ka nisur ditën e hënë. Policëve të dyshuar u janë konfiskuar telefonat, ndërsa Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e Departamentit të IT-ve për të konfirmuar se kush nga policët është futur në sistem për të kontrolluar “historinë” e Shpëtim Maxhunit. Një tjetër pistë që është duke e hetuar Policia e Kosovës, sipas informatave të gazetës, janë kamerat brenda objektit./S.R./(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)