Arbëri

Hoxhaj: Evropa të pranojë se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova ka përmbushur kushtet e parapara për liberalizim dhe Bashkimi Evropian duhet ta njohë dhe pranojë progresin, për t’i hapur rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Ai sot pritur në takime të ndara ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt si dhe atë të Austrisë Gernot Pfandler, me të cilët ka diskutuar për liberalizimin e vizave.

“Me ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt dhe të Austrisë, Gernot Pfandler diskutuam sot në takime të ndara për perspektivën evropiane të Kosovës, me theks të veçantë në liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Theksova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e parapara dhe se shtetet anëtare duhet ta njohin dhe ta pranojnë këtë progres duke i dhënë qytetarëve të Kosovës dritën e gjelbër për të lëvizur lirshëm”, ka shkruar Hoxhaj në një postim në Facebook.