Arbëri

Limaj pret që Shqipëria të zbresë tarifën në Rrugën e Kombit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës se ka kërkuar nga Shqipëria zbritjen e taksës në rrugën e Kombit.

Limaj ka thënë se në takimin me përfaqësues të qeverisë shqiptarë, ai në emër të Qeverisë së Kosovës, ka paraqitur shqetësimin që taksa është e lartë dhe duhet gjetur mënyra për të zvogëluar, e cila do të ishte në dobi të dy vendeve.

Ai është shprehur me besimin se Shqipëria e ka marrë seriozisht këtë kërkesë dhe pret që ata do të vijnë me qëndrim konkret.