Arbëri

Mustafa i thotë Apostolovës se si ministër i MPB-së, e ka prioritet luftimin e korrupsionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur në takim njoftues Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian /Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, siç thuhet në njoftim, Mustafa e njoftoi Apostolovën me prioritet e tij dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku vuri në pah se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jenë prioritet kryesore të punës së tij.

Gjithashtu, theksoi se MPB është e përkushtuar për të avancuar më tej bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për menaxhimin e procesit pas liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në anën tjetër, Nataliya Apostolova, tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe se është e gatshme të ndihmojë Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian.