Arbëri

Daçiqi thotë se Kosova s’do të anëtarësohet në INTERPOL pasi s’i ka votat e mjaftueshme

Foto: Koha / ilustrim

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq deklaroi sot se nuk pret që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit.

“Anëtarësimi kërkohet nga dy të tretat e shumicës. Pres që vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk votojnë. Kosova nuk ka dy të tretat e votave”, tha Daçiqq për gazetarët në Beograd, transmeton kp.

Pa një zgjidhje të statusit të Kosovës, sipas tij, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare nuk është e mundur.

"Kosova dëshiron që përmes anëtarësimit të tregojë se çështja e statusit është zgjidhur dhe për këtë arsye ne jemi kundër", tha ai.