Arbëri

Kërkohet të mos neglizhohet dhuna e viktimat e krimit, thirrje që të raportohen sa më shumë raste

Ka filluar ceremonia “Java për të drejtat e viktimave të krimit” me moton “ Drejtësi për viktimat, ndëshkim për kryerësit”.

Presidenti Hashim Thaçi tha se Kosova mbetet lidere në rajon në fushën e të drejtave të viktimave të krimit ndonëse gjithmonë duhet të aspirojmë më shumë.

“Ligji për kompensimin e viktimave të krimit është një prej të arriturave më të mëdha në sistemin e drejtësisë. Ligji synon të ju dalë në krah individëve më të cenueshëm në shoqëri. Dhuna në familje nuk do të lejohet në Kosovë, është obligim i të gjithëve veçanërisht organeve të drejtësisë që të nxjerrin para drejtësisë ata që ushtrojnë dhunë dhe të mos neglizhohet asnjë rast”, tha Thaçi, raporton Koha Ditore.

Tha tutje se “Kërkoj që çdo gjykatës dhe prokuror të marrë përgjegjësitë e veta ligjore ndaj viktimave të krimit.

I pranishëm ishte edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës se do të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur qe viktimat e krimit të trajtohen si duhet. Kosova ka bërë përparimin e duhur për trajtimin e dinjitetshëm të viktimave të krimit megjithatë duhet të bëhet më shumë që këto raste të marrin dënimin e duhur nga sistemi i drejtësisë. Inkurajoj viktimat e krimit, familjarët, dhe fqinjët e tyre që të lajmërojnë kryrjen e veprave penale dhe sa herë qe është e nevojshme të kërkojnë masa mbrojtëse që janë urgjente për të parandaluar dhunën”, ka thënë Lumezi.