Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka dënuar sulmin që është bërë ditën e sotme ndaj dy atubosëve nga Serbia me pelegrinë në Istog.
Gjatë ditës së sotme janë sulmuar dy autobusë me pelegrinë serbë, që ishin për vizitë në një objekt fetar në Sudnicë, transmeton Koha.net. Me këtë rast nuk kishte pasur të lënduar.
Në Istog sulmohen dy autobusë me pelegrinë serbë, s’ka të lënduar
“Sulmi në Istog, ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, pa marrë parasysh kryesit apo motivet. Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet dhe çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe si i tillë është në dëm të Republikës sonë! Kërkoj nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.
-
22 tetor 2018 00:03
-
Shpërndaje në: