Arbëri

Ambasadorët e emëruar nga politika kanë mbërri në mbi 80 për qind

Më shumë se 80 përqind e ambasadorëve të emëruar janë politikë, pavarësisht se kuota është e përcaktuar me ligj, që duhet të jenë 50 përqind ambasadorë të karrierës, ndërsa pjesa tjetër të jenë të emëruar politikë.

Qeveria ka propozuar edhe disa ambasadorë të rinj, që janë pjesë e partive politike, raporton KTV.

Opozita kërkon që të ndërpritet kjo praktikë, duke thënë se po shkelet Ligji për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik.