Arbëri

Haradinaj: Ideja e ndarjes është financuar nga Serbia

Ideja e ndryshimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë është financuar me shuma të mëdha parash, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë një debati të organizuar me studentë në Tiranë.

Duke folur për prapaskenat e kësaj ideje, Haradinaj ka bërë me gisht në drejtim të shtetit të Serbisë, si sponsorizuese e kësaj agjende, e që fatkeqësisht, sipas tij, ka depërtuar dhe ka gjetur mbështetje edhe në Kosovë, shkruan Koha Ditore.

“Pse duhet të na imponohet një debat i tillë, pasi prej 20 vjetëve Serbia investon, ka hedhur para, ka bërë miq, kanë lobuar që debati të përhapet edhe brenda nesh. Pse duhet të përballemi me teorinë e ndarjes. Edhe unë nuk kam bërë mjaftueshëm diskutime me popullin tim për t’i treguar se ku qëndron e vërteta”, ka theksuar kryeministri Haradinaj, të martën mbrëma.

Për të përforcuar qëndrimin e tij rreth “ndarjes” ai është kthyer në retrospektivë – në kohën e luftës. Ka përmendur marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe vijën kufitare që, sipas tij, mbështet argumentin se nuk mund të bëhet kompromis me territorin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)