Simiq dënon sulmin ndaj xhamisë, falënderon Policinë për kapjen e shpejtë të kryerësit

Simiq dënon sulmin ndaj xhamisë, falënderon Policinë për kapjen e shpejtë të kryerësit

15 prill 2017 23:17

Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka reaguar për vandalizimin e xhamisë në Llabjan të Novobërdës, nga një qytetar serb 25 vjeçar.

“Në prag të festës më të gëzuar të krishterë, festë që na përkujton të jemi më tolerantë, më të sinqertë, më të mirë, të falim, e të jetojmë në paqe e mirëqenie, të luftojmë për familjet tona, është e palejueshme përdhosja e objektit fetar”, ka thënë Simiq në reagimin e tij, përcjell Koha.net.

Lexoni edhe: 

Nënkryetari i Novobërdës thotë se qytetarët janë të shqetësuar me atë që ndodhi në Llabjan

Simiq ka thënë se përdhosja e xhamisë në Llabjan është akt i turpshëm, të cilin, si ka thënë, e dënon në mënyrën më të rreptë.

“Për këtë arsye, ftoj të gjithë qytetarët të ruajnë paqen”, ka thënë ndër të tjera ai.

Simiq shprehet se “sulmuesit e objekteve fetare në të cilat mësohet dhe nga të cilat përhapet toleranca fetare dhe dashuria ndaj njeriut duhet proceduar tek organet përkatëse të drejtësisë ashtu që kjo e pabërë të mos përsëritet ne të ardhmen”.

Lexoni edhe: 

48 orë ndalesë për serbin që demoloi xhaminë në Llabjan të Novobërdës

“Po ashtu dua ta falënderoj Policinë për reagimin e shpejtë dhe për arrestimin e kryerësit të këtij akti të palejueshëm pa marrë parasysh përkatësinë e tij etnike e fetare”, ka thënë në fund ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme