Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përmes një reagimi për media ka dënuar ashpër sulmin ndaj objektit të xhamisë në Novobërdë që është bërë sot në orët e pasdites.
“Ky sulm në këtë ditë të festës për besimtarë kristianë ndaj objektit të xhamisë është sulm ndaj vlerave të tolerancës që ka ndërtuar shoqëria e Kosovës. Po ashtu ky sulm është sulm edhe kundër harmonisë dhe respektit të ndërsjellët ndër komunitetet e ndryshme fetare në Kosovë”, thuhet në reagimin e historianëve të Deçanit.
“I bëjmë thirrje të gjitha subjektet fetare që të kontribuojnë në ruajtjen e tolerancës ndërfetare në Kosovë sepse kjo është vlerë e rrallë e popullit tonë e posaçërisht e shqiptarëve të Kosovës. Po ashtu ky sulm nga një qytetar serb ndaj objektit të xhamisë është edhe një dëshmi për të prishur bashkëjetesën e komuniteteve fetare në Kosovë. Sulmet e tilla duhet të jetë të lokalizuara dhe të dënuara nga gjithë akterët e shoqërisë sonë”, thuhet më tej në reagim, ku po ashtu i bëhet thirrje edhe përfaqësuesve serbë, atyre fetarë e politikë që të dënojnë këtë akt, “sepse po të ndodhte ndonjë sulm ndaj objekte sakrale serbe atëherë kishte reaguar edhe KS i OKB-së”.
-
BIK: Sulmi në Llabjan dëmton seriozisht përpjekjet për mirëbesim ndërfetar e ndëretnik
-
Simiq dënon sulmin ndaj xhamisë, falënderon Policinë për kapjen e shpejtë të kryerësit
-
Nënkryetari i Novobërdës thotë se qytetarët janë të shqetësuar me atë që ndodhi në Llabjan
-
Lekaj: Vandalizimi i xhamisë në Novobërdë, i papranueshëm
-
FFK-ja reagon për dhunën në Deçan