Arbëri

Shala: Do të mbyllen prodhuesit e ujit që nuk paguajnë taksë

Kreu i ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, në emisionin “Puls” të KTV-së, ka thënë se prodhuesit e ujit, apo ambalazhuesit e ujit, nuk u janë përgjigjur ministrisë duke për të paguar taksën ujore.

“Edhe pse e kemi ulur taksën ujore, prapë nuk u janë përgjigjur për të bërë pagesën. Këta po mundohen ta kushtëzojnë pagesën duke kërkuar shlyerjen e borxheve të vjetra. Nëse nuk e paguajnë këtë taksë, ne do të detyrohemi t’i mbyllim këta prodhues, edhe pse nuk është në vullnetin tonë, por këta nuk po i përgjigjen shtetit për taksen ujore”, tha ministri Shala.

Sipas tij, borxhi i tyre kalon dhjetëra miliona euro dhe shumica e këtyre bizneseve asnjëherë nuk e kanë paguar këtë taksë.