Arbëri

Gjeografi Humolli tregon në detaje pse dha dorëheqje nga Komisioni për matje të territorit

Mospajtimet profesionale brenda Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit kanë shkaktuar edhe dorëheqjen e anëtarit të këtij Komisioni, gjeografit Fitim Humolli.

Ai thotë për Kohavisionin se ky komision nuk është aspak profesional dhe se nuk është pajtuar në asnjë pikë të vetme me punën e këtij komisioni.

Në letrën e dorëheqjes Humolli ka thënë se kadastra nuk duhet të jetë kriter për definimin e kufirit shtetëror, aq më tepër që përmes këtij kriteri Kosova mund të humbasë territor.

Thotë se të gjeturat e këtij Komisioni janë të njëjtat me ato të kaluarat.

Paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës se demarkacioni do të rikthehet për ratifikim në Kuvend në muajin mars, sërish ka ngjallur kundërshtimin e opozitës.

Deputetja e “Vetëvendosjes” Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se ky subjekt nuk e përjashton përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend.

Për dallim nga Vetëvendosje, dy partitë e tjera opozitare AAK-ja dhe Nisma për Kosovën, thonë se do ta kundërshtojnë me çdo formë shënjimin e kufirit me Malin e Zi, por pa përdorim të gazit lotsjellës.