Italia është kthyer në atdheun e dytë për emigrantët shqiptarë.
Duke marrë parasysh se përtej Adriatikut jetojnë zyrtarisht 467 mijë e 687 shqiptarë, Parlamenti italian mendon që këtij komuniteti t’i ofrohen transmetime radiofonike e televizive në gjuhën shqipe, bën të ditur Shekulli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDetyrimi në fjalë duhet të përmbushet nga radiotelevizioni shtetëror italian RAI.
Kërkesa është paraqitur nga deputetët dhe senatorët e komisionit të mbikëqyrjes së televizionit shtetëror, të cilit i është kërkuar të sugjerojë ndryshimet në dekretin qeveritar për shërbimin e televizionit publik për dhjetë vitet e ardhshëm, shkruan gazeta “La Repubblica”.
Në kërkesë theksohet se gjuha dhe kultura shqiptare në Itali duhet të mbrohet (bazuar në ligjin 482 të vitit 1999) njësoj si gjuhët katalanase, gjermanike, greke, sllovene, kroate, franceze, franko-provensale, friulane, ladine, oksitane e sarde.