Arbëri

Veseli:Pa vendimmarrje në Qeveri e Kuvend, i humb kuptimi koalicionit

​Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se pret që të kenë vendimmarrje në Kuvend dhe Qeveri, përndryshe hup kuptimi i vazhdimit koalicionit.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë, tha se opozita nuk mundet të na rrëzojë, por presin procedim të disa çështjeve të rëndësishme.

“Unë pres shumë shpejtë që të kemi vendimmarrje të mëdha në Kuvendin e Kosovës. Nuk duhet të humbim kohë duhet të ketë vendimmarrje në këtë vend, pres shpejt që të kemi vendimmarrje në Kuvend dhe Qeveri, përndryshe hup kuptimi i e një vazhdimësie politike dhe koalicionit” citon kp të ketë thënë Veseli.

Veseli u ndal edhe të siguria në Kosovë, pas mobilizimit për sulme terroriste, duke ftuar qytetarët që të jenë sa më vigjilentë.

Kosova sipas tij, nuk guxon të stagnojë por duhet të ecë përpara në zhvillimin ekonomik dhe integrimet euro-atlantike.