Edhe një urdhër i Policisë së Kosovës

Edhe një urdhër i Policisë së Kosovës

14 prill 2017 11:10

Përveç ndërprerjes së pushimeve dhe zgjatjet së orarit nga 8 në 12 orë për Policinë e Kosovës, Drejtoria e kësaj të fundit ka dhënë një urdhër tjetër urgjent.

Njëri nga urdhrat që i janë dhënë Policisë është edhe vendimi që të gjithë policët medoemos duhet ta bartin jelekun antiplumb dhe pajisje tjera të Policisë.

Ky urdhër urgjent që mban datën 4 prill përmban disa pika me anë të së cilës u kërkohet të gjitha drejtorive për disa masa që Policia duhet të ndërmarr ,sidomos rreth kishave dhe në rrugët që shpijnë për në shtetin fqinj, Maqedoni.

KosovaPress ka siguruar urdhrin urgjent me anë së cilit kërkohet nga Drejtoritë e Policisë të rajonit të Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt dhe Prizrenit që t’i përmbahen këtyre pikave që ua sjellim më poshtë:

-Patrullat sa më shpesh të patrullojnë rreth këtyre kishave dhe fizikisht të kontrollojnë nga afër të gjithë ata që kalojnë andej.

-Të mbulohen të gjitha rrugët kryesore që shpijnë në drejtim të Republikës së Maqedonisë dhe të kontrollohen të gjitha veturat dhe njerëzit në to, të mblidhen shënime dhe të gjitha ato t’u dërgohen njësive të inteligjencave rajonale.

-Të mbulohen të gjitha rrugët sekondare që shpijnë apo vijnë nga Republika e Maqedonisë e posaçërisht ato që shpijnë në kishat më të afërta.

-Drejtoria e Njësive Speciale të koordinohet me Drejtoritë e Gjilanit, Prizrenit dhe Ferizajt në mënyrë që t’’i asistojë për mbulimin e rrugëve sekondare nga apo për Republikën e Maqedonisë.

-Policët gjatë këtyre ditëve të cilët janë angazhuar në këto aktivitete duhet medoemos të mbajnë në trup jelekun antiplumb.

-Të shtohet sa më shumë kontrolli nga eprorët e stacioneve dhe gjithsesi të ketë epror kujdestarë në detyrë në të gjitha drejtoritë.

-Drejtoria e Njësisë Speciale të asistojë Departamentin Kufitar me dronë sipas kërkesës.

comments powered by Disqus
Të ngjashme