Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

McCain dekorohet me “Urdhrin e Lirisë”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka dekoruar senatorin amerikan John McCain me medaljen “Urdhri i Lirisë”.

Thaçi tha me këtë rast se McCain u bë zë i qytetarëve të Kosovës atëherë kur nuk kishte zë për ta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Senatori John McCain tha se SHBA do të mbetet aleat i fortë i Kosovës dhe do të punojnë që ky vend të mbetet demokratik dhe i bukur ashtu sikur që është tani.

Ai është shprehur se është shumë i nderuar me medaljen e dhënë nga presidenti Thaçi.