Arbëri

Thaçi dekoron sot senatorin John McCain me “Urdhrin e Lirisë”

​Senatori amerikan, John McCain, po vazhdon vizitën në Kosovë.

Nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është bërë me dije se senatori amerikan do të nderohet sot me çmimin “Urdhri i Lirisë”.

Senatori John McCain, dje ka mbajtur një fjalë në Kuvendin e Kosovës dhe ka takuar kryeparlamentarin Kadri Vesli dhe kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa sot do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.