Arbëri

Komisioni për matjen e territorit nesër publikon draft-raportin

Descriptive Text

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës njofton opinionin se sot mbajti takimin e radhës, në të cilin debatoi dhe bëri përgatitjet e fundit për prezantimin e Draft-raportit para se t’i prezantojë publikisht gjithë dokumentacionin dhe rezultatet profesionale, shkencore dhe menaxheriale që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës.

“Prezantimi publik i të gjitha të dhënave, materialeve dhe gjetjeve do të bëhet më 21 shkurt 2017, në ora 10:00, në mjediset e Qeverisë, ndërkaq diskutimi publik do të zgjasë nga 21 - 24 shkurt 2017, nga ora 10:00 -15:00 në ndërtesën e Qeverisë”, ka thënë Tomor Çela, zëdhënës i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit.

“Gjithashtu, njoftojmë opinionin publik se përfaqësuesi i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore e braktisi në mënyrë demonstrative takimin vetëm pak minuta pas fillimit të tij ende pa filluar prezantimi profesional i Draft-raportit dhe me këtë rast, e deklaroi dorëheqjen e tij nga ky Komision”, ka thënë më tej Çela duke e konfirmuar lajmin e publikuar në Koha.net.