Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vlerësohet ndihma e Hungarisë në sektorin e ambientit

Ministri i MMPH-së Ferat Shala priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, të cilin e falënderoi në emër të MMPH-së për përkrahjen e deri tanishme dhënë nga shteti hungarez, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ai ashtu Shala e njoftoi me prioritetet dhe me reformat e brendshme që po bahen në këtë Ministri, veçanërisht në sektorin e ujërave, përfshirë Legjislacionin dhe Strategjinë e ujërave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Takimi kishte fokus konsultimet për implementimin e projekteve nga kredi marrja në fushën e Sektorit të ujërave nga Qeveria hungareze. Po ashtu u bë e ditur se Qeveria e Kosovës së fundi ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Qeverinë e Hungarisë, nga e cila Kosova do të përfitojë një kredi prej 62 milion euro, pa iu nënshtruar kamatës.

Palët u pajtuan që të fillohet me implementimin e Projektit të Ujërave të zeza, të cilat derdhen në Liqenin e Batllavës, si dhe në vazhdimin e bashkëpunimit dhe implementimin e projekteve të përbashkëta.