Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbyllja e materniteteve, shqetësimi kryesor i mamive

Mbyllja e materniteteve ishte çështja kryesore dhe problemi më i madh që u ngrit nga mamitë në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Mamitë kërkuan nga Komisioni që kjo çështje të merret parasysh pasi që, siç thanë ato, nëse vazhdon ky trend i mbylljes atëherë po bëhet padrejtësi ndaj grave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtoresha ekzekutive Shoqatës së mamive të Kosovës, Magbule Elezi tha se ajo që po i shqetëson mamitë është mbyllja e materniteteve në Kosovë.

“Shqetësimet janë të mëdha, por besoj se së bashku do ta zgjidhim këtë problem”, ka thënë ajo, raporton Ekonomia Online.

Kurse Gjejrane Lokaj, mami në Komunën e Dragashit, tha se pretendimet për mbyllje të materniteteve duke pasur informatë se në Kaçanik është mbyllur, po ashtu ka informata se kjo do të ndodhë edhe në Istog, nuk është e drejtë.

“Nëse vazhdon ky trend dhe mbyllen maternitetet atëherë mendoj se ne do të ju bëjmë padrejtësi grave tona”, ka thënë ajo.

Besa Baftiu, anëtare e Komisionit nga radhët e VV-së, tha se shqetësimet që i ngritën mamitë i ka ngritur qysh në fillim të këtij mandati para ministrit të shëndetësisë.

“Unë këtë shqetësim e kam ngrit dhe kam kërkuar nga ministri që të bëhet një distribuim dhe të rritet numri i gjinekologëve. Kam kërkuar që gjinekologët të shpërndahen. Distribuimi i mjekëve është bërë në bazë të nevojave por është bërë në bazë të politikës”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se këtë shqetësim do ta ngrisin edhe njëherë tek ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.