Arbëri

Të enjten, seancë solemne e Kuvendit për nderë të John McCainit

Kuvendi i Kosovës, nesër me fillim nga ora 14:30, do të mbajë një seancë solemne.

Ky solemnitet do t’i kushtohet senatorit amerikan, John McCain, i cili nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Senatori McCain, me këtë rast, do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.