Me hyrjen në koalicionin qeveritar, shqiptarët për herë të dytë shpëtuan Malin e Zi, pasi me këtë mbështetën aleancën me NATO dhe BE-në, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Me hyrjen në pushtet, shqiptarët për herë të dytë shpëtuan Malin e Zi. Herën e parë këtë e bënë me mbështetjen në referendumin për pavarësie, ndërsa herën e dytë kur mbështetën koalicionin i cili angazhohet për hyrje në NATO dhe BE”, ka thënë Rama për televizionin “Teuta”, transmetojnë mediat malazeze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo