Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

RrGGK dënon kërcënimet ndaj Arbana Xharrës

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon rëndë kërcënimet serioze ndaj Arbana Xharrës, kryeredaktore e gazetës “Zëri”.

RrGGK thekson se është kundër çdo akti që cenon mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Liria e fjalës është e drejtë themelore e njeriut dhe përpjekjet për të kërcënuar e linçuar gazetarët e guximshëm e për t’iu pamundësuar atyre punën, janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë”, thotë RrGGK.

RrGGK kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të kryejnë hetime të shpejta dhe të ndërmarrin masat e duhura që kryesit e kësaj vepre të kapen dhe të vihen para drejtësisë.