AGK reagon për kërcënimin ndaj Musa Mustafës

AGK reagon për kërcënimin ndaj Musa Mustafës

12 prill 2017 10:48

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga anëtari Musa Mustafa se ai është kërcënuar me vrasje natën e mbrëmshme përmes telefonit.

“Ne e kemi pritur me shqetësim këtë kërcënim dhe njëkohësisht kërkojmë nga hetuesia që sa më parë të hetoj rastin. Raste të tilla të kërcënimeve kanë filluar të shpeshtohen ditëve të fundit dhe kjo paraqet shqetësim serioz për komunitetin e gazetarëve në vend”, thuhet në reagimin e AGK-së.

“Kosova prej vitesh renditet poshtë sa i përket lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve. Në raporte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, gjithmonë kërkohet angazhim më i madh institucional në hetimin dhe dënimin e sulmuesve të gazetarëve”, thekson AGK.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme