Arbëri

Sindikata e PTK-së: Kontrata në mes Telekomit dhe “Z-Mobile” është e falsifikuar

Sindikata e Postë-Telekomit të Kosovës i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të nisë hetimin e marrëveshjes së arritur në mes Telekomit dhe kompanisë private “Dardafone.net”, që operon me emrin tregtar “Z-Mobile”, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Federatës së Sindikatës së Pavarur të PTK-së, Lamih Balaj, në konferencën e mbajtur të martën ka thënë se kontrata është falsifikuar dhe se, sipas tij, ka ndryshim në mes asaj që ka aprovuar Bordi i drejtorëve dhe asaj që është nënshkruar nga menaxhmenti.

“Kemi të bëjmë me dy lloj kontratash. Njëra është e aprovuar nen për nen në Bordin e drejtorëve të Telekomit, dhe tjetra e ndryshuar, por që është nënshkruar”, ka thënë Balaj. Si pasojë e këtij falsifikimi, sipas tij, ka ardhur edhe vendimi i Tribunalit të Arbitrazhit që obligon Telekomin e Kosovës t’ia paguajë 30 milionë euro kompanisë “Z-Mobile”.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.