Arbëri

Ramë Buja i kërkon Gjykatës ta hedhë poshtë aktakuzën ndaj tij

Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, i ka kërkuar Gjykatës Themelore të Prishtinës që ta hedhë poshtë aktakuzën kundër tij dhe tre personave të tjerë, të cilët janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim, shkruan sot Koha Ditore. Kërkesën e ka adresuar, të martën, në seancën gjyqësore, ku është planifikuar të paraqiten kundërshtimet rreth aktakuzës. Buja pretendon se prokuroria ka nxjerrë aktakuzë të mangët, duke mos argumentuar kryerjen e veprave penale.

Aktakuza ndaj ish-ministrit Buja, ish-sekretarit në këtë ministri, Xhavit Dakaj, drejtorit të Prokurimit në MASHT, Xhemajl Buzuku, dhe ndaj pronarit të kompanisë “Alb- Architect”, Afrim Demiri, ka të bëjë me tenderin “Mbikëqyrja Profesionale e Objekteve Kapitale të Ndërtuara nga MASHT-i”.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.