Arbëri

Akuza ndaj Qeverisë për akcizën në mazut

Ernest Jusufi nga Birra Peja akuzon qeverinë Mustafa që sipas tij padrejtësisht ka vendosur akcizën në mazut, e cila detyrimisht bën që kompania të humbë deri diku rreth 1 milionë euro.

Ai thotë se këtë qeveria po e bën duke dashur të dënoj keqpërdoruesit.

"Qeveria Mustafa kur erdh në qeveri vendosi që problemin ta rregullonte nga lartë, edhe vendosi akcizë në secilën lëndë djegëse, pavarësisht nëse shfrytëzohen për prodhim ose jo dhe ne tash jemi të detyruar t’i paguajmë ato. Ato rikthehen akciza në mazut në afat prej gjashtë muaj deri shtatë muaj”, ka thënë Jusufi, për Rubikon të KTV-së.

Pse të vendoset diçka pa u konsultuar me prodhuesit, pyet Jusufi.

Sipas tij, qeveria ka marrë rrugë të gabuar.

"Duhet që problemet të zgjidhen në mënyrë selektive dhe jo në mënyrë të përgjithshme", ka thënë Jusufi

E, Armend Malazogu nga Frutomania thotë mënyra më e lehtë është ndërprerja.

Ai thotë se kjo po ndodh pikërisht prej moskoordinimit të institucioneve kyçe.

"Ministria e Financave, e Bujqësisë dhe janë institucionet e tjera që nuk po munden mu koordinu për me zgjidh problemin", ka thënë Malazogu.

Përballë tij, ministrja e Tregtisë e Industrisë, Hykmete Bajrami, konsideron se ndihma që po ju ofron sektorit të bujqësisë Qeveria e Kosovës, marrë parasysh kapacitetet, është e mjaftueshme.