Opozita harmonizon tekstin për mocion

11 prill 2017 19:16

Partitë opozitare po punojnë për harmonizimin e tekstit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, raporton KTV .

Kryetarja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se nga sot dhe ditët në vazhdim, do të punojnë për të arritur numrin e nevojshëm të nënshkrimeve dhe të sigurohen se i kanë 61 vota.

Ajo ka shprehur besimin se ky mocion do të kalojë dhe kjo qeveri do të shkojë në shtëpi. Tha se ka shumë deputetë që janë shprehur tashmë kundër kësaj qeverie. Bajrami tha se pret që mbështetje të japin edhe ata deputetë të koalicionit, që edhe në fillim e patën votuar kundër Isa Mustafën.

Ndërsa, Ismet Beqiri i LDK-së tha se Qeveria po funksionon mirë, ndërsa është punë e opozitës çështja e mocionit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme