Nis mbledhja e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit

Nis mbledhja e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit

11 prill 2017 16:45

Jo vetëm deputetët e opozitës e përkrahin mocionin e mosbesimit për Qeverinë e iniciuar nga kreu i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj.

Ky mocion po gjen mbështetje dhe nga disa deputetë të partive në pushtet. Përveç deputetit Shukri Buja, i cili ka deklaruar tashmë, se do ta votojë mocionin e opozitës, për rrëzimin e Qeverisë, ka edhe deputetë tjerë nga koalicioni qeveritar, të cilët e përkrahin këtë mocion.

Edhe deputeti Gëzim Kelmendi, i cili thotë se do të votojë pro këtij mocioni, i cili kërkon rrëzimin e Qeverisë.

Për rrëzimin e Qeverisë është edhe deputeti i PDK-së Shaip Muja. Ai madje thotë se është i pari që ka kërkuar rrëzimin e kësaj Qeverie, e cila sipas tij sa më parë duhet të shkojë në shtëpi.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri mendon se nuk ka arsye dhe as mundësi , që të rrëzohet kjo Qeveri, e cila sipas tij ka qenë mjaft e suksesshme.

Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, e cila si shefe e GP të Nismës e ka për oblgiim që të mbedlhë 40 nënshkrime për mocionin e mosbesimit, thotë se mocioni është iniciuar pas llogaritjeve të bëra, mbi bazën e deklaratave dhe të deputetëve të pozitës, të cilët janë shprehur kundër kësaj Qeverie. Bajrami tha se që nga sot ata do të fillojnë t’i mbledhin nënshkrimet e nevojshme, për procedimin e këtij mocioni në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes Glauk Konjufca thotë se edhe pse përkrahin iniciativën e Nismës, ende nuk kanë vendosur, se si do të orientohen sa i përket këtij mocioni, sa i përket mbledhjes së nënshkrimeve.

Ai thekson se do të kenë dhe një takim me dy partitë tjera opozitare, për të parë se si të shkohet më tutje.

Pal Lekaj nga AAK thotë se ata do ta përkrahin çdo iniciativë, që si qëllim ka rrëzimin e kësaj Qeverie.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme