Arbëri

Beqiri: Dan Deliu, shoferi i Aida Dërgutit, na provokoi rëndë – për atë e quajta “klloshar”

Descriptive Text

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka sqaruar për videon ku ai dëgjohet duke i thënë “klloshar” një personi të dielën në Koshare.

Beqiri ka thënë se personit që i ishe drejtuar me atë gjuhë, është vozitësi i deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërguti.

Shefi i deputetëve të LDK-së ka thënë ajo fjalë e përdorur nuk është në diskursin e tij, por ka reaguar, siç thotë, “pas provokimeve të rënda që i janë bërë atij dhe zyrtarëve të tjerë të shtetit, nga shoferi i deputetes Dërguti”, raporton KTV.

LEXO EDHE KËTË

“Asnjëherë për këto 30 vjet në diskursin tim nuk ka qenë fjalori denigrues. Vozitësi i Aida Dërgutit, Dan Deliu na ka provokuar. Na ka thënë çka po lypni këtu. Po të ishte vozitësi im dhe të kishte fyer, as edhe një ditë nuk do të kishte punuar. Edhe 18 vite pas luftës ka njerëz që ofendojnë rëndë zyrtarët politikë”, ka thënë Beqiri.

Ndaj gjuhës së Beqirit, kishte reaguar edhe ish-luftëtari i UÇK-së në zonën e Koshares, Hafir Hoxha, i cili kishte thënë se “është hera e fundit që Ismet Beqiri mëton të vjen në Koshare”.