Arbëri

Kuvendi i Kosovës mban seancë të rregullt

Descriptive Text

Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohen pikët e mbetura nga seanca e 30 marsit dhe pastaj vazhdon seanca e cila ishte caktuar të mbahej më 31 mars.

Këto janë pikat e rendit të ditës për të dy seancat:

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 30 dhe 31 mars 2017:

1. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,

2. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,

4. Raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

II. Seanca plenare (e caktuar për datën 31 mars 2017):

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, 2. Koha për pyetje parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Propozim - Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,

5. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,

6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,

7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

8. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

9. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.