Arbëri

Veteranët presin futjen në rend dite të rishqyrtimit të Ligjit për Specialen

Descriptive Text

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se shumë shpejt Ligji për Gjykatën Speciale do të rishqyrtohet në Kuvend.

Ndonëse ka thënë se nuk e di saktësisht se kur do të ndodhë kjo, ai ka thënë se për momentin janë tërhequr nga paralajmërimet për protesta, pasi, siç ka thënë ai, “institucionet e Kosovës” kanë premtuar që Ligji do të rishqyrtohet në procedurë të rregullt, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Shumë shpejt presim që të futet në rend dite... kjo punë është e kryer, ne jemi duke pritur vetëm cilën ditë (do të shqyrtohet v.j.), por Ligji do të futet në rend dite... Ligji do të shkojë në procedurë të rregullt, jo të futet prej deputetëve por prej Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë Gucati.

Ai ka deklaruar se këtë premtim e kanë marrë nga takimi i fundit që kanë pasur me “institucionet e Kosovës”. Gucati nuk ka treguar se me kë janë takuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.