Arbëri

Mustafa nxjerr lajmet e mira në bilancin e javës së tij

Kreu i ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa ka bërë bilancin e javës. Ka përmendur sukseset.

“Po e përmbyllim një javë me mjaft suksese. Xhudistet tona Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha dhe Loriana Kuka i sollën vendit 4 Medalje në Xhudo (2 të Arta dhe 2 të Bronzta)”, ka thënë Mustafa.

“Morëm vlerësime maksimale për zhvillimin ekonomik nga Banka Botërore dhe u konfirmua progresi jonë në luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit nga Freedom House. Sot nderuam edhe Betejën e lavdishme të Koshares dhe heronjtë tanë, që së bashku me NATO-n, na e bënë të mundur këtë ditë”, ka shtuar më tej.

Këto e bëjnë Mustafën të vlerësojë se Kosova po ecën fuqishëm përpara, teksa ka thënë se ky progres nuk duhet t'i pengojë askujt, së paku jo atyre që e duan këtë vend më shumë se pozitat e tyre.