18 vjet më parë, në Betejën e Koshares, Ushtria Çlirimtare e Kosovës theu kufirin shqiptaro-shqiptar.
Në kujtim të kësaj beteje ndaj forcave serbe, është mbajtur manifestimi ”Ditët e shqipes”, nën patronatin e kryeministrit, Isa Mustafa.
Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se operacioni shigjeta dhe beteja e Koshares është triumf politiko-ushtarak i Kosovës.
Thaçi ka thënë se nuk ka shpifje që do ta mposhtë luftën e drejtë të UÇK-së, e as të komandantit Ramush Haradinaj që së shpejti shpreson se do të kthehet në Kosovë.
Pavarësisht se u tërhoq nga nisma e tij për transformimin e FSK-së, presidenti edhe nga Kosharja nuk e la pa e përmendur ushtrinë, i cili tha se është shumë afër krijimi i saj.
Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa, ka vlerësuar se Beteja e Koshares përbën fillimin e luftës frontale për çlirimin e Kosovës.
Tha se krenohet me të rënët dhe të gjallët e kësaj beteje. Në emër të ‘Brigadës 138 Agim Ramadani’, Rrustem Berisha, tha se është e pamundur të flasësh për luftën e UÇK-së e të mos përfshihet beteja e Koshares.
-
9 prill 2017 21:05
-
Shpërndaje në: