Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fjala: Beteja e Koshares bashkoi shqiptarët

Beteja e Koshares është ndër betejat më të mëdha dhe më të rëndësishme për çlirimin e Kosovës nga regjimi i Serbisë.

Kështu ka vlerësuar partia Fjala, e cila shton se kjo betejë u zhvillua nga burra të mëdhenj në krye me Komandantin suprem Agim Ramadanin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo betejë që u zhvillua me 9 Prill 1999 rezultoi me thyerjen e kufirit të Kosovës dhe Shqipërisë dhe bëri bashkimin e shqiptarëve”, thotë Fjala, raporton Koha.net.

“Ata burra në krye me Komandantin suprem Agim Ramadanin do të mbesin gjithmonë në kujtimet tona. Vepra dhe sakrifica e tyre duhet të na shërbejnë si shembull se si luftohet dhe vdiset për vendin tonë”, thekson Fjala në përkujtimin që i ka bërë 18 vjetorit të Betejës së Koshares.