Arbëri

Çfarë thanë O’Connell e Selimi për formimin e Ushtrisë

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, u ka rikujtuar udhëheqësve shtetërorë që Kosova është betuar para NATO-s që ushtrinë ta bëjë përmes ndryshimeve kushtetuese.

Duke u kërkuar atyre mbajtjen e betimit dhe ruajtjen e partneritetit ndërkombëtar, ai ka thënë se siguria e Kosovës ka qenë, dhe është e varur nga partneriteti me NATO-n, raporton KTV.

Ndërsa, pas tërheqjes së presidentit Hashim Thaçi nga iniciativa për bërjen e ushtrisë përmes ligjit, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj lëvizjeje, Rexhep Selimi, ka thënë se me “aventurën e tij, presidenti, pos raporteve me aleatët, ka rrezikuar edhe vetë formimin e saj. Madje sipas Selimit, pas këtyre zhvillimeve, ekziston rreziku që ushtria të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë në Bruksel.

I pyetur për ndikimin e Listës Serbe për vonesën e formimit të ushtrisë, ai ka thënë se kur Vetëvendosja të vijë në pushtet, nuk do të ketë listë që kontrollohet nga Beogradi.


Çfarë thanë O’Connell e Selimi për formimin e... by kohanet