Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia kërkon nga ndërkombëtarët dënimin e gjuhës së Daut Haradinajt për luftë me Serbinë

Ministri i Punës, Punësimit, Çështjeve Sociale dhe të Luftëtarëve në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka kërkuar sot nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë ndaj kërcënimit që deputeti Daut Haradinaj ka bërë në rast se vëllai i tij, Ramushi, ekstradohet për gjykim në Serbi.

“Serbët nuk mund të mbesin peng të politikës së askujt, as të vëllezërve Haradinaj. Shteti (Serbia) me kujdes po përcjell çka po bëhet dhe çka po flitet në Kosovë, prandaj ua tërheqim vërejtjen të gjithëve që të kenë kujdes se serbët në Kosovë nuk janë vetëm dhe të pambrojtur dhe nuk do të jenë të nënçmuar as pengje të politikës së askujt”, ka thënë Vulin, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka shtuar se do të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtrojnë mandatin dhe autoritetin e tyre që sa më shpejtë të distancohen nga deklarata të tilla.

Ndërkaq, edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka dënuar ashpër kërcënimet e Daut Haradinajt.

“I dënojmë ashpër kërcënimet e reja të cilat vijnë në llogari të popullit plot ankth në Kosovë e Metohi”, ka thënë mes tjerash Gjuriq për “Tanjugun”.

Edhe ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë, siç tha ai, dhunën verbale ndaj serbëve.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka kërcënuar edhe me luftë nëse i vëllai i tij, Ramushi, ekstradohet nga Franca për në Serbi. Madje, ai thotë se nëse ndërkombëtarët duan një Kosovë pa komunitetin serb, atëherë le ta ekstradojnë atë.