KPK reagon për kërcënimin ndaj prokurorit Sefa

KPK reagon për kërcënimin ndaj prokurorit Sefa

07 prill 2017 14:21

Këshilli Prokurorial i Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimin që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Mehdi Sefa, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare, njofton kumtesa nga KPK, transmeton Koha.net.

Për ne si Këshill, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve, janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesim ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojmë në përmbushjen e misionit të tyre.

Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme