Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni po merr pjesë në konferencën: "Formësimi i të ardhmes tonë të përbashkët", ku po diskutohet për të drejtat dhe vlerat fundamentale, në raport me sfidat që përbën ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Konferenca e cila po mbahet në Sarajevë, ka sjellë së bashku ministra të brendshëm dhe jashtëm nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHyseni si njëri nga panelistët kryesorë, foli gjerësisht për të arriturat në Kosovë në rrafshin e respektimit të vlerave dhe të drejtave fundamentale, si dhe për liritë fetare në raport me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.