Ndonëse ka shumë familje në Kosovë që nuk e kanë të zgjidhur ende çështjen e banimit, nëpër komuna të ndryshme të vendit Qeveria e Kosovës së bashku me disa organizata ndërkombëtare, kanë ndërtuar shtëpi me qëllim kthimin e serbëve të zhvendosur.
Mirëpo, edhe pas kaq vjetësh këto shtëpi vazhdojnë të jenë të pashfrytëzuara, raporton KTV.
Në komunën e Vushtrrisë janë 63 shtëpi që janë ndërtuar për serbët e kësaj ane, por prej vjetësh, vazhdojnë të jenë të boshatisura. Klinaku thotë se Komuna ka provuar që t'i marrë këto shtëpi me qira për familjet në nevojë.
Sipas tij, ka shumë kërkesa nga këto familje. Shtëpi për qëllime të tilla janë ndërtuar edhe në Komunën e Ferizajt, Istogut, Pejës Deçanit, Mitrovicës e Fushë Kosovës.
Për Behxhet Shalën nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, i cili ka qenë edhe pjesëmarrës në iniciativën e ndërkombëtarëve dhe Qeverisë për kthimin e serbëve në Kosovë, konsideron se kjo ka qenë politikë e dështuar.
Ai thotë se serbët fare nuk janë pyetur se a kanë nevojë për këto shtëpi. Shala tregon se ka pasur raste që disa serbëve që u janë ndërtuar shtëpitë, e kanë pasur të zgjidhur çështjen e banimit në Serbi.
Edhe
Miliona të shpenzuar kot në projekte për kthim të serbëve të zhvendosur
Sipas Shalës, ndërkombëtarët kanë bërë pabarazi me këto ndërtime, pasi është dashur që këto ndërtime të bëhen në bazë të nevojës së njerëzve, jo të komunitetit.
Edhe në Zveçan, me investimet e Qeverisë serbe, është duke u ndërtuar lagjja “Lugina e Diellit”, me rreth 300 shtëpi. Tv Arta ka provuar 1 javë rresht që të marrë një përgjigje nga Ministria për Komunitete dhe Kthim në lidhje me këto shtëpi të pashfrytëzuara, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
-
Në veri të Kosovës pas pak javësh kthehen mbi 1 mijë e 500 serbë
-
Në veri “Lugina e Diellit” po zhvillohet me shpejtësi, shqiptarët kërkojnë ndaljen e saj
-
Shqiptarëve të veriut tash 20 vjet pas luftës nuk po u ndërtohen shtëpitë e tyre, serbëve po
-
Shtëpitë për serbët e kthyer në Kosovë rrinë të zbrazëta, ose shiten