Arbëri

Tomislav Nikoliq udhëheqës i bisedimeve të Serbisë me Kosovën?

Kryetarit aktual serb Tomislav Nikoliq i skadon mandati në fund të muajit maj. Medie serbe kanë filluar spekulimet se çfarë do të ndodhë me të pas largimit nga Presidenca e Serbisë, transmeton Koha.net.

Sipas portalit serb “kurir”, për Nikoliqin në lojë janë disa opsione e njëri nga to është edhe ai se Nikoliq mund të emërohet udhëheqës i bisedimeve të Serbisë me Kosovën.

Flitet gjithashtu se ai do të shkurorëzohet nga Vuçiq për të krijuar një parti të ri politike. Po ashtu spekulohet se ai mund t’i bashkohet Vuk Jeremiqit me qëndrimet e të cilit kundër Kosovës përputhet shumë.
Po ashtu përmendet mundësi që ai të emërohet edhe kryeministër i Serbisë.

E sigurt, sipas këtij portali, është se Nikoliq s’e ka ndër mend të dalë në pension politik.