Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur iniciativës së paralajmëruar nga Nisma për Kosovën për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë.
Mustafa ka thënë se është punë e opozitës të kërkojë qoftë mocion mosbesimi, qoftë zgjedhje të parakohshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se qeveria që ai udhëheq, do të vazhdojë me planin e saj që si synim, sipas tij, ka krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Kurse, sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri Mustafa ka thënë se marrëveshja shumë shpejt do të procedohet në Kuvend, por pa përmendur datë, se kur mund të ndodhë kjo.